KreuFashion

Këto këpucë të Zara-s do t’i dashuroni deri në çmenduri!

Mjafton të përmendim brand-in e njohur Zara dhe që të gjithave na ndodh të magjepsemi menjëherë, apo jo? Modeli i fundit i prezantuar janë një palë këpucë, ose më mirë çizme deri tek kyçi i këmbës që do ju bëjnë të ndiheni si një sirenë!

 

Zara ka menduar të sjellë këtë sezon këto këpucë të mrekullueshme, për sirenat e guximshme të tokës, e pa bisht! Këto çizme janë të mbuluara me zbukurime teminash shumëngjyrëshe të cilat të krijojnë idenë e luspave të ndritshme me një takë të hollë tepër elegante.

 

 

 

 

Ok, nuk janë të përshtatshme për në përditshmërinë tuaj, por nuk do të ishte aspak çudi që të ishin zgjedhja juaj për t’u dukur ndyshe dhe bukur me këtë model luspash të ylberta në këmbët tuaja!

Imagjinoni një mbrëmje me një veshje komplet të zezë, këto këpucë të veçanta janë detaji i duhur për të bërë diferencën! Provojini që ta besoni!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF