KreuFashion

Çmenduria e radhës! Victoria’s Secret, reçipeta 2 milion dollarëshe!

Për më pak se tre javë, Victoria’s Secret do të mbajë sfilatën e radhës në Shanghai, e mesa duket bujës i parapriu me një tjetër lajm të zhurmshëm. Emri më i njohur i intimove ka ekspozuar modelin më të ri të reçipetave, i cili kushton plot dy milion dollarë! E pabesueshme, por e vërtetë, e ky çmim nuk vjen pa arsye.

Reçipetat (“Champagne Night Fantasy”) janë të punuar me diamante, safir të verdhë dhe flori 18 karatësh. Lais Ribeiro do të jetë modelja që do të mbajë veshur këtë punim kaq të kushtueshëm, e pritet të shkëlqejë në pasarelë me plot kuptimin e fjalës! Brazilianja u bë pjesë e Victoria’s Secret në 2010, ndërsa mori statusin e ‘ëngjëllit’ pesë vite më pas.

Tashmë, sytë janë kthyer tërësisht nga modelja, e jo më kot. Pritet të shohim një spektakël të vërtetë në Shanghai, ndërsa komentuesit kanë një pyetje të vetme: ç’janë këto çmime të çmendura?!…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF