Na ka munguar të gjithëve energjia e saj e pabesueshme dhe zëri i fuqishëm i këngëtares, që pushton çdo skenë ku performon!
Por kemi një lajm të mirë; e pakrahasueshmja Irma Libohova rikthehet sërish, kësaj radhe me një himn prekës kushtuar të gjitha nënave!
Këtë e kemi mësuar nga një video postuar në Instagramin e saj, ku shfaqet vetë artistja, ndërsa këndon ëmbël melodinë e këngës më të re, titulluar “Bekimi i nënës”.
Për “Bordo”, Irma na pohon se kënga është për djalin në ditën që martohet, dhe nëna bekon që arriti këtë ditë. Muzika e ëmbël. përputhur teksit të Irmës, i është besuar kompozitores së njohur Olsa Toqi.
Këngëtarja nuk ka dhënë datë për publikimin e këngës së saj, duke thënë vetëm “së shpejti”. Kjo këngë vjen pas super hitit “Kush ka vajza botën ka”, një nga më të pëlqyerat dhe emocionueset dedikuar vajzave, që këndohet dhe dëshirohet në çdo event edhe pas mbi një dekade nga realizimi.
Ngelemi në pritje të krijimit më të fundit të artistes, dhe nisur vetëm nga çfarë Irma na tregoi në videon e saj, jemi të sigurt që do të jetë një këngë e mrekullueshme!



















