KreuFashion

“Chanel” hap klubin “Coco Club”, një parajsë femërore

Firma “Chanel” ka gjithnjë ide fantastike për të promovuar veshjet e saj, dhe kësaj radhe nuk është më ndryshe. Në nder të koleksionit të ri të orëve Boy∙Friend, shtëpia prestigjioze e modës ka hapur klubin “Coco Club” në SoHo, Nju Jork, ku fanset e firmës mund të kalojnë kohën dhe marrin veten me të mira, me shërbimet ofruar aty.

Arredimi i ndërtesës së klubit i përshtatet atij minimalist francez, me mobilje të errëta dhe ngjyrë kremi, me logon e famshme “CC” mbi to.

chanel-the-coco-club-experience

Po ashtu, klubi “Coco” ka një ambient bar, një dhomë bukurie me make up dhe stilistë nga “Chanel”, bibliotekë dhe dhomë lojërash.

chanel-the-coco-club-experience

Tri hapësirat e fundit, të quajtura “Time Rooms” (Dhomat e Kohës), kanë një numerolog personal që ju lexon fatin, një eksplorim të historisë së “Chanel” dhe një dyqan ku mund të blihet koleksioni i orëve Boy∙Friend.

chanel-the-coco-club-experience

Padyshim, nuk ka mënyrë më të mirë për të kaluar një të diel!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF