KreuFashion

Look-u që ju duhet për tëshkëlqyer në festën e Vitit të Ri

Nata e vitit të ri është shumë e veçantë për të gjithë ne. Duke i dhënë lamtumirën 2017-ës dhe duke pritur 2018-ën, parrulla është fjala e ndritshme, madje duke i lejuar vetes edhe përdorimin e disa gjërave të çuditshme. Stilistët e koleksioneve 2017-2018 ofrojnë shumë mundësi që mund të na frymëzojnë. Ngjyrat, kristalet pëlhurat metalike janë më të përdorurat, gjithsesi ju mund të bëni edhe një interpretim personale gjithmonë.

Në natën e Vitit të Ri, veç te zezës klasike, ndoshta të qëndisur sikurse na mëson Giorgo Armani, mund të vishni fare mirë edhe ngjyrën blu apo atë argjend, gjithmonë të zbukuruar nga kristalet apo dekore ndriçuese. Shumë shtëpi të modës, duke filluar nga Dolce and Gabbana, apo Armani sugjerojnë përdorimin e ngjyrave, apo edhe përdorimin e qëndisjeve në një sfond të zi.

Edhe ngjyra e argjendit është parë shumë nëpër sfilat, e do të ishte perfekte në natën e ndërrimit të viteve. Gjithsesi, sikurse e thamë më lart, është mirë që pavarsisht sugjerimeve të bëni me një veshje të gëzueshme, nuk ka kohë dhe vend më të mirë për ta bërë atë se sa teksa pret bekimet që dotë sjellë Viti i Ri.

    

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF