KreuFashion

Ftohtë, shumë ftohtë! Prandaj ja si t’i mbrojmë duart tona

E duroni apo jo të ftohtin, një gjë është e sigurtë që lëkurë jonë nuk e ka aspak qejf. Ne bëjmë shumë mirë që tashmë kemi zhvilluar zakonet për të mbrojtur fytyrën tonë nga i ftohti, por një vëmendje e kujdes të tillë e meritojnë edhe pjesët e tjera të trupi, e veçanërisht duart të cilat janë më të ekspozuarat, prandaj kanë nevojë për më shumë kujdes e mbrojtje. Ja ku i keni atëherë disa sugjerime se si ta mbajmë lëkurën e duarve tona të butë e shëndetshme edhe në ditë acari.

Lajini por…: pas një ditë të gjatë pune jashtë shtëpisë, kur kthehemi ndjejmë nevojën e menjëhershme për ti larë duart tonë për ti pasur kështu sërish të pastra. Por kur bën ftohtë, lëkura është e thatë dhe ka nevojë për më shumë kujdes. Prandaj bëni mirë të mos përdorni detergjentë, por vetëm ujë. Detergjentët e fortë do ta acaronin edhe më tej lëkurë. Këshillohet gjithashtu ti lyeni duart me ndonjë vaj përpara se ti lani, pasi kështu ato do të jenë të buta dhe të hidratuara.

Të bukura natyrale: një aleat i padiskutueshëm dhe i çmueshëm është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe e duarve janë më të ekspozuara ndaj të ftohtit, ja përse në fund të ditës nuk duhet të harrojmë kurrë ti dhurojmë atyre një masazh të mirë me vaj për ti hidratuar e ushqyer. Do të ishte akoma më mirë nëse shtojmë edhe pak mjaltë dhe kos ose qumësht, duke formuar një masë homogjene jo shumë të lëngshme. Këtë përzierje mund ta përdorni në të gjitha pjesët e trupit ku ndjeni të ftohtin.

Përdorni kremrat cilësor: bëni shumë mirë që përdorni kremrat teksa nuk jeni në shtëpi, kështu ruani elasticitetin e lëkurës suaj. Por mes kremrave përpiquni të zgjidhni më të mirin. Kështu do ta ndihmoni akoma më shumë shëndetin e lëkurës së duarve tuaja. Zgjidhni ato që përmbajnë përbërës natyralë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF