KreuFashion

A e dini cili është artikulli i parë që ka shitur ZARA?!

ZARA është ndër dyqanet më të dashura të veshjeve, e nuk mund të themi se tanimë vetëm femrat janë të fiksuara pas këtij emri. Mes shumë mundësive modelesh, si dhe variacionesh në çmime, diçka është e sigurt: nuk ju duhen miliona për t’u dukur plot stil. Madje, kemi parë me dhjetëra blogere me famë botërore të kombinohen me ZARA.

Popullariteti i firmës nisi kryesisht nga kosto e ulët dhe kreativiteti i ofruar në artikujt e ndryshëm. Por, ZARA nuk e nisi menjëherë rrugëtimin kaq suksesshëm sa edhe sot. Themeluesi i emrit kaq të dashur për ne, e nisi biznesin duke prodhuar…robdeshambër!

Edhe pse disi e pabesueshme, ky është artikulli i parë që shiti ZARA. Femrat asokohe shpesh shfaqeshin në dyqanet e veshjeve pikërisht të veshura si të porsadalura nga dushi, pasi ngrohtësia në ambientet shtëpiake nuk mund të konsiderohej e arritshme për të gjithë. Kështu, themeluesi i ZARA-s ideoi një model shumë herë më të ngrohtë dhe më komfort për në rrugë, dhe filloi ta shiste derë më derë, duke përhapur në të njejtën kohë dhe famën e biznesit të tij.

Duke qenë se tashmë, personi në fjalë fiton rreth $761 për minutë, mund ta kuptojmë që gjenialiteti ndonjëherë gjendet në gjëra fare të vogla. Epo, edhe këtu nuk do të na shkonte mendja kurrë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF