Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë deri më 14 shkurt, dita e të dashuruarve. Dita e Shën Valentinit është speciale për të gjithë të dashuruarit, të cilët shkëmbejnë me njëri-tjetrin dhurata , urime, puthje pasionante etj. duke u përpjekur ta festojën atë në mënyrën më të mirë të mundshme për të bërë të lumtur partnerin dhe vete. E për në femrat më e rëndësishmja është zgjedhja e veshjeve intime të cilat duhet të na tregojnë sa më seksi të jetë e mundur.
Por si i bëhet kur e ke gjoksin e vogël? Epo ka një zgjidhje edhe për këtë. Për fat të mirë stilistët kanë krijuar reçipetat që do ju bëjnë të dukeni të më seksi se kurrë, ndërkohë po ju japim disa këshilla dhe disa modele ku mund të bazoheni.
Kur ti zgjidhni reçipetat kushtojini rëndësi formës së tyre dhe për ju do të përshtateshin: forma e rrumbullakët, reçipetat me dantellë dhe ato trekëndore. Çfarë duhet të shmangni? Pa diskutim ato reçipeta të cilat do ta mbulonin të gjithë gjoksin tuaj.Ndërsa sa i përket materialit është e lejueshme çdo gjë, dantellë, pambuk etj. mjafton që ju te ndjeheni rehatë.



















