Çdokush preferon lëkurën e mëndafshtë, por moti i acartë nuk ndihmon shumë në këtë drejtim. Zakonisht, fytyra thahet më shumë seç duhet, ose merr një trajtë trashësie si në asnjë periudhë tjetër të vitit. Cila është zgjidhja?
Dermatologët rekomandojnë ndjekjen e disa hapave të përditshme, në mënyrë që të shpëtojmë një herë e përgjithmonë nga ky problem. Hapat janë fare të thjeshta, mjafton t’i ndiqni me përpikmëri:
1. Shmangni dushet me temperaturë të lartë
2. Mos e tradhëtoni regjimin ushqimor me ëmbëlsira
3. Aplikoni çdo natë para gjumit kremin apo maskën përkatëse
4. Mos harroni të lani mirë fytyrën çdo mëngjes dhe mbrëmje, pas mikrobet janë ato që acarojnë lëkurën në çdo drejtim



















