E kush ka nevojë për botox, kur ekziston bananja? Ju mund të përdorni një banane për të bërë një maskë natyrale për fytyrën tuaj, për një lëkurë më të tërhequr, më të pastër e më të freskët. Merrni një banane, të pjekur normalisht, në një tas të vogël shypeni atë me lugë derisa të krijojet një masë paksa e hollë dhe vendoseni atë në fytyrë. Lëreni për 10-20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të nxehtë.
Por ekziston gjithashtu një tjetër maskë shumë popullore me banane. Ju nevojitet 1/4 filxhan kos, 2 lugë mjatë dhe 1 banane. Përzijini këto tre përbërës në një tas të vogël dhe masën e përftuar vendoseni në fytyrë (dhe në qafë nëse dëshironi).
Këto dy maska janë të vlefshme për të gjitha tipet e lëkurës.



















