Nëse nuk duam ta lodhim shumë kokën për të kombinuar bluzën me pantallonat apo me fundin, mund të zgjedhim fare mirë një fustan. Zgjedhja perfekte! Rehat, bukur elegante…por gjithsesi na duhet të dimë se cilat do të jenë trendet për këtë vit.
Epo në vend të parë, si gjithmonë qëndron Little Black Dress, fustani i zi i cili na nxjerre nga çdo situatë. I përshtatshëm për tu veshur për çfarëdo lloj rasti: në përditshmëri, në punë, në mbrëmje etj.
Veç fustanit të zi, këtë vit do të kemi dhe një futje të kimono-s. Pjesës e listës së fustaneve që duhet të blini janë edhe ato me lule. Sikurse i kemi parë gati ë të gjitha pasarelat, ky vit sjellë dominimin e luleve. Mos harroni të bëni vend edhe për fustanet e shkurtër sportivë, të cilët gjithashtu do të jenë shumë të preferuar këtë verë.



















