KreuFashion

Sot mos nguroni të bëni këtë maskë për fytyrën dhe ‘mirupafshim’ rrudha

Të dielën shfrytëzojeni në maksimum që në qendër të saj të jeni vetëm ju.

Dedikojini pak kohë vetes, duke nisur që nga kujdesi për duart, lëkurën, fytyrën. Ne ju rekomandojmë që të bëni një maskew shumë të thjeshtë, por të dobishme: me vezë dhe kafe të bluar. Ju e dini që veza është një nga produktet më të rekomanduara, kur bëhet fjalë për zhdukjen e rrudhave në kushte shtëpie, e ndërsa kafeina lufton rrathët e zinj poshtë syve, skuqjen dhe tonifikon lëkurën.

Ajo çfarë duhet të bëni, është të bashkoni këto dy përbërës me njëri-tjetrin derisa të krijohet një masë homogjene dhe më pas përhapeni në fytyrë. Mbajeni për rreth 20-30 minuta, deri kur ta shihni që është krijuar një masë e ngurtë, dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Ju rekomandojmë që ta bëni këtë maskë një herë në javë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF