KreuFashion

Nëse do të bëni në shtëpi këtë maskë, atëherë lëkura juaj do t’ju ndihet shumë mirënjohëse

Nëse jeni duke kërkuar për një maskë të tjeshtë, që nuk kërkon shumë kohë, por mbi të gjitha dhe pa shpenzuar shumë, atëherë ne e kemi zgjidhjen. Ju nevojitet pak miell tërshëre, kos, mjaltë dhe një të bardhë veze.

Në një tas shtoni 1/2 filxhan me ujë të nxehtë (jo të vluar), 1/3 filxhan miell tërshërë, 2 lugë kos të thjeshtë, 2 lugë mjaltë, dhe 1 bardhë vezë të vogël. Përzijini mirë këto përbërës me njëra-tjetrën derisa të krijohet një masë homogjene dhe vendoseni në fytyrë. Mbajeni për 10-15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të nxhehtë. (Sigurohuni që të vendoni një rrjetë ose një napë në lavamanin tuaj në mënyrë që maska me miell tërshëre të mos depërtojë në tubat, që do të sillte bllokimin e tyre).

Me këtë maskë fytyra juaj do të ketë më shumë shkëlqim, do jetë më e freskët, e sigurisht do i thoni “mirupafshim” rrudhave.

Ju këshillojmë që ta aplikoni një herë në javë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF