KreuFashion

Vishuni me xhins dhe jeni në rregull!

Vishni xhins mbi xhins dhe jeni gati! Edhe njëherë shpërthen mania totale e xhinsit. Sepse xhinset, ju e dini, janë të rehatshme, praktike, shumë thjeshtë të kombinueshme dhe të gatshme për çdo rast. Dhe veshja e xhinsit mbi xhins na bën të dukemi magjepsës.

Ka plot kombinime, mund të provoni një palë xhinse slim, sigurisht të gjata deri tek kavilia, me një këmishë me prerje mashkullore apo një xhaketë e shkurtër me një minifund etj. Nëse doni të guxoni provoni të keni edhe këpucët apo çantën po xhins.

Jeni të lirë të bëni kombinim që ju pëlqen, eksperimentoni dhe njihni kapacitetin plotë të veshjeve xhins dhe argëtohuni me kombinime të ndryshme. Jeni të gatshëm t’i provoni? Më poshtë po ju japim edhe disa modele kombinimesh në të cilat mund të merrni frymëzim për disa kombinime të mundshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF