Tashmë pak javë na ndajnë nga Shën Valentini. Dedikuar të dashuruarve, nuk mund të themi se është dita më ideale për të gjithë, por ja që çiftet presin me padurim për të festuar ndryshe më 14 shkurt. Lule, çokollata, dhurata, janë këto vetëm disa nga gjërat që presim për Shën Valentinin.
Siç e do dhe rasti, takimet me të dashurit e zemrës janë ato çka priten më së shumti, dhe rezervimi në restorante është tipik në raste si ky. Daljet në qytet janë gjithashtu një alternativë ndryshe për të dashururarit, e për të gjitha këto nevojitet një paraqitje sa më speciale. Nuk keni vendosur ende?
E kuqja, vishnja dhe roza janë baza për një veshje perfekte në këtë mes shkurti. Fundet janë një alternativë e mirë për kombinim, ashtu sikurse xhaketat preferohen më së shumti në ditë të tilla. Nëse ende nuk po gjeni diçka të përshtatshme në garderobë, ne ju japim disa sugjerime, për paraqitjet më perfekte të Shën Valentinit!



















