KreuFashion

Cate eye, ja se si ta realizojmë si profesioniste

Ke pyetur gjithmonë veten se si t’i realizosh cat eye në mënyrë perfekte? Atëhere jeni duke lexuar atë që ju duhet. Të realizosh këtë look, nuk është në gjërat më të thjeshta, por sigurisht nuk është e pamundur. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të merrni disa masa paraprake dhe ushtrimi është strategjia më e mirë për të arritur suksesin!

Perfeksiononi konturet e syve

Para se të vazhdoni me trukun, është mirë të dini se do t’ju ndihmonte një bazë uniformë për të pasur një make up të bukur tek sytë. Përpiquni të maskoni qarqet e errëta me një korrektor dhe kujdesuni për ngjyrën e lëkurës dhe për konturet e syve në mënyrë që shmangni njollat e ngjyrave.

Zgjidhni një primer të mirë

Hapi i dytë është zgjedhja e një primeri të mirë për sytë. Është një hap shumë i domosdoshëm kur zgjedh ti lyesh sytë me ngjyra të errëta. Ai është zakonisht një produkt i bazuar në yndyrë, i cili ju lejon që toni që do të aplikoni më pas në qepallë të jetë i qëndrueshëm dhe nuk do të marë ato rrudhat e shëmtuara gjatë ditës. Aplikojeni duke e marrë me gishtin e vogël të dorës dhe hapeni me rrotullime të lehta në të gjithë qepallën.

Hija e syve

Ka ardhur koha të zgjedhim hijen e syve për të krijuar cat eye make up. Dhe ngjyra e rekomanduar është ajo e zezë apo kafe, në rast se doni një pamje më klasike. Sigurisht që mund të zgjidhni edhe diçka të re e origjinale.

Errësoni pjesën e poshtme të syrit

Çfarë e diferencon make up-in cat eye nga të tjerat? Fakti që, ndryshe nga një make up normal smoky eye, në këtë rats duhet të errësojmë mirë pjesën e poshtme të syrit për t’i dhënë një efekt oriental. Për të bërë këtë zgjidhni një furçe të fortë.

Zghidhni penelin tuaj

Përveç make up-it eyeshadow, është e mundur që cat eye të realizohet edhe me ndihmën e një peneli. Por ky opsion rekomandohet më së shumti për ata që janë më me përvojë. Gjithsesi do t’ju ndihmonte në këtë rats një produkt jo i lëngshëm, por në trajtën e një lapsi.

Rimeli

Në fund zgjidhni një rimel shumë të zi dhe me efekt zgjatues. Me këtë lloj vështrimi, qerpikët janë në sfond, sepse ngjyra e tyre është e zezë dhe tentojnë të “humbasin” në mënyrë optike.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF