Ngjyra lejla është konfirmuar prej kohësh si ngjyra e vitit, ndaj mos u habisni kur ta shihni ngado, madje edhe tek flokët. Nëse po mendoni të ndryshoni pamje rrënjësisht, kjo ngjyrë do të ishte idealja, pasi do t’ja arrini qëllimit, do të dukeni bukur dhe do të jeni në rregull edhe me modën.
Do ta keni në të gjitha nuancat e saj. Mund të provonini nuancën që ju pëlqen më shumë, por edhe atë që ju shkon nëvarësi të tipareve tuaja.
Nëse i keni flokët e gjatë, atëhere do të shkonin shumë në ngjyrë lejla me baluke, nëse i keni të shkurtër provoni njherë nuancat e errta të kësaj ngjyre. Edhe nuancat e ngrohta janë të mrekullueshme, më së shumti në flokët e gjatë me onde.



















