KreuFashion

10 xhaketa e përsosur për kalimin në motin e ngrohtë të pranverës

Ah pranvera! E di që shumica prej nesh e kanë stinën e preferuar, e në fakt nuk ka se si të ndodhë ndryshe me gjithë ngrohtësinë, e ngjyrat që ajo sjellë. Ndonjëher duket sikur ardhjen e një viti të ri e sjell pikërisht ajo. Gjithçka duket ndryshe kur vjen pranvera, madje edhe ne dukemi më të gëzuar. Ka kaq shumë arsye për ta dashur këtë stinë, por e keni parasyshë makthin: çafrë do vesh?

Në dimër e kishim kollaj, një triko e trashë, xhinse e një xhup lart, por pranvera nuk don as të vishesh trashë e as të vishesh shumë hollë dhe këtu lindin problemet. Duket sikur pranvera është koha për ta futur xhupin tonë në dllap deri dimrin që vjen, por ndoshta duhet të fusim brenda vetëm ato të trashët.

Ndonëse shumë më ngrohët se dimri edhe në pranverë duhet të bëjmë kujdes, pasi mund të marrim ftohjen që na e kurseu “babai plak”. Për këtë po ju sjellim disa modele xhaketash per femra që do t’ju mbajnë ngrohtë, por do t’ju lejojnë të dukeni edhe bukur!

   

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF