Floku është gjysma e bukurisë.
Këtë e kemi dëgjuar shumë shpesh të na e thonë, por në këto ditë të ftohta dimri është pak e vështirë për t’u bërë realitet. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë shumë të thjeshtë, që mund të bëhet lehtësisht në kushte shtëpie, për flokë më me shkëlqim dhe pa majëra të djegura.
Ju nevojitet vetëm 2 kokrra vezë dhe pak ujë. Përzijini këto dy përbërës në një tas të vogël, dhe masën e krijuar vendosni në flokë në formën e masazhit. Mbajeni për 15-20 minuta dhe më pas shpëlani flokun tuaj si normalisht.



















