Kemi vetëm 3 javë që kemi hyrë në vitin 2018 dhe tashmë një trend i ri flokësh po dominon Instagramin: ngjyra e flokëve e ngjashme me bishtin e një brirëshit. Fatmirësisht ndryshe nga tendencat e vitit të kaluar, kjo ngjyrë jo vetëm është e mrekullueshme, por është edhe krejtësisht e përdorshme edhe në jetën e përditshme.
Ngjyra është rezultat i një përzierje të ngjyrës së qumështit, rozës dhe lejlasë, të shkrira në mënyrë shumë natyrale me njëra-tjetrën. Tashmë dihet që ngjyrat e buta, delikate do të dominojnë tendencat e flokëve për vitin 2018 dhe kjo mund të vërtetohet më së mirë në këtë foto.
Kush do të guxonte të bënte një ngjyrë të tillë flokësh? Kujdes! Zgjidhni parukieren e duhur, nëse vendosni ta bëni këtë ngjyrë flokësh në mënyrë që të dukeni kaq bukur.



















