Interneti na ka shërbyer për shumëçka, e kur vjen puna tek blerjet ‘online’, entuziazmi është i dyfishtë për të gjithë ne. Edhe pse ky opsion na shtyn më tepër drejt harxhimeve, faqjet më të famshme të shitjeve kanë ofruar mundësinë e të paturit shumë artikuj të dalë nga qarkullimi, që njerëzit që i disponojnë vendosin t’i shesin.
Një ndër emrat më të vizituar është eBay, ku koleksionistët, dhe jo vetëm, kanë gjetur parajsën! Nga veshjet, e deri tek pajisjet elektronike, në këtë faqje shitet ende gjithçka që nuk e gjeni më në dyqan. Kur flasim për stilin, nuk na mjaftojnë vetëm tendencat e fundit për një paraqitje tipike prej fashioniste.
Shpesh, trendet e vjetruara shërbejnë si një kombinim i mirë për një ‘look’ krejt ndryshe, dhe eBay ka shpallur 14 veshjet nga vitet e kaluara, që njerëzit i ofrojnë ende për shitje. Ja cilat janë disa prej tyre.
Veshja e Kate Moss për Top Shop
Atletet me printimet e Princeshave të Disney



















