Një nga produktet kryesore kur vjen puna për të përgatitur maska për fytyrën në kushte shtëpie është padyshim veza.
Proteinat, vitaminat, mineralet që gjejmë tek veza, kryesisht tek e bardha, e bëjnë atë një nga produktet më të domosdoshme për kujdesin e lëkurës dhe mbi të gjitha pa shpenzuar shumë para. Nëse në fytyrën tuaj keni vërë re se janë shfaqur disa rrudha, atëherë është momenti i duhur për të bërë këtë maskë me vezë dhe me gjalp. Në një tas përzieni këto dy produkte, dhe maska është gati.
Vendoseni këtë përbërje në fytyrë me ndihmën e shamive prej letre për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Aplikoni këtë maskë të paktën një herë në javë.



















