KreuFashion

E dimë që buzët e plota janë në modë, prandaj ja si t’i bëni të tilla me tre veprime të thjeshta!

Ne e pranojmë të gjitha që buzët e trasha e mishtore i japin tjetër pamje fytyrës sonë, ndërsa janë edhe një trend i padiskuteshëm. Mirëpo jo të gjitha e kemi pasur fatin që nëna natyrë të na “bekonte” me buzë të tilla, por ka një zgjidhje edhe për këtë problem. Mund ti bëni buzët tuaja të duken më të trasha se sa i keni normalisht. Ne po ju tregojmë se si bëhet, sigurisht mos prisni të shini buzët e Angelina Jolie në fytyrën tuaj, por gjithsesi ndryshimi që do të pësojnë është i dukshëm.

Fillimisht merrni dy nuanca të ndryshme të ngjyrës me të cilën dëshiroi ti lyeni buzët. Më pas lyejini buzët me nuancën më të hapur.

Me lapsin me ngjyrë më të errët dhe konturoni format e buzes, si poshtë ashtu edhe lart.

Më pas me gishtat tuaj bëni lëvizje rrethore n e buzë në mënyrë që dy ngjyrat të shkrihen me njëra-tjetrën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF