KreuFashion

Christian Siriano feston 10-vjetorin me një shfaqje madhështore në Javën e Modës në New York

 

 

Ishte viti 2007 kur Christian Siriano bëri debutimin e tij të parë, si konkurrent e më vonë si fitues, në “Bravo’s Project Runway”. E që nga ajo kohë, kjo markë ka arritur të ndërtojë me sukses shtëpinë e saj të modës, duke u bërë një ndër markave më përfshirëse në industrinë e modës.

Për të festuar 10 vjetroin e krijimit të markës së tij, Siriano solli një shfaqje të veçantë me koleksionin e tij në Javën e Modës në New York. Ai solli 72 stile të mrekullueshme dhe shumë diversitet në modë.

Sfilita u hap nga Ashley Graham, e cila u paraqit me një llok të kuq monarkik, e veshur me një pallto të kuqe të gjatë dhe çizme të gjata në të njëjtën ngjyrë. Veç modeleve, Siriano solli të ecnin në pasarelë edhe personazhe të famshëm. Siç ishin aktoret Danielle Brooks dhe Selma Blair.

    

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF