KreuFashion

Të dashuruara pas blusë? Këto modele grimi për sytë do t’ju inspirojnë për paraqitjen e radhës!

Grimi është një ndër elementët e preferuar të femrave, edhe pse vitet e fundit kemi parë një tendencë pothuajse të njejtë kudo. Fokusuar më së shumti tek konturi dhe theksimi i tipareve në tërësi, shumica e vajzave po rendin pas një stili të caktuar. Por, ka dhe nga ato që ‘thyejnë’ pritshmëritë, dhe shtojnë shumë nga vetja kur vjen puna tek paraqitja.

Lapsi i zi është ai që thekson sytë si duhet, duke i shtuar misterin këtij tipari kryesor e duke bërë që të mos jenë të pakta ato që e përdorin një alternativë të tillë. Nga ana tjetër, shpesh lodhemi ng e njëjta pamje, dhe si pasojë kërkojmë diçka ndryshe, sidomos kur flasim për një event apo organizim special. Disa femra janë të apasionuara pas blusë, kryesisht ato që karakterizohen nga sy me ngjyrë të çelët.

Kështu, kemi parë jo pak modele sysh blu, ndërsa gjithmonë pyesim veten se si të grimohemi me të njejtën nuancë, pa e ekzagjeruar dhe pa u dukur sikur po rendim pas festës së karnavaleve. Janë yjet hollivudiane ato që na japin sugjerimet mëbtë mira në këtë drejtim, që me shumë jundësi do t’ju inspirojnë për paraqitjen e radhës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF