Periudha e ndërrimit të stinëve është shumë problematike sa i përket të veshurit. As shumë ngrohtë e as shumë ftohë, prandaj edhe nuk dimë se çfarë të veshim. Por nëse zgjedhim diçka të hollë, atëhere na duhet patjetër diçka për ta hedhur krahëve.
E në këtë rast një zgjidhje e mirë do të ishte një pardesy per femra. Dhe stilistët e sjellin atë në sezonin pranverë-verë të vitit 2018 në modele nga më të ndryshmet, nga klasike bezhë në dopiojakë, tek ato oversize.
Sa i përket gjatësisë mund të jenë deri mbi gju, apo të gjata. Gjithsesi ne po ju japim disa modele ku mund të bazoheni.



















