KreuFashion

Shik edhe me streçe, ja të famshmet që na japin modelet më të mira!

E kemi thënë disa herë, që tendencat e fundit jo domosdoshmërisht bëjnë që të dukemi bukur. Sekreti qendron tek stili dhe shpesh na ka ndodhur që veshje krejt të zakonshme në dukje të duken mrekullisht në trup, falë kombinimit që kemi bërë. Nga ana tjetër, kërkojmë edhe rehatinë, por pa u dukur më komfort seç duhet.

Kështu, mund të zgjedhim një palë streçe për paraqitjen e një dite të caktuar, ndërsa dëshirojmë të kemi një prekje shik, e jo thjesht sportive. Si ta realizojmë këtë? Falë personazheve të njohur, tashmë sugjerimet janë nga më të shumëllojtat.

Kendall Jenner, Gigi Hadid, Chrissy Teigen, Rita Ora, Lady Gaga e shumë vajza të tjera, nuk e kanë patur aspak problem t’i bëjnë streçet pjesë të koleksionit të tyre. Të holla shumë ose përpunuar me lëkurë, një veshje e këtij lloji mund të duket mjaft moderne, nëse e kombinoni si duhet. Më poshtë do të gjeni modelet më të këndshme, që do t’iu inspirojnë për kombinimin e radhës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF