Nuk keni pak para? Nuk keni kohë për të shkuar në SPA? Ju kuptojmë shumë mirë.
Fatmirësisht ekzistojnë disa produkte që mund t’i gjejmë në çdo shtëpi që na ndihmojnë për të qenë në formë, pa pasur nevojën për të shkruar në sallone bukurie. Për këtë arsye ne kemi vendosur që të sjellim një maskë që mund ta bëni lehtësisht në kushte shtëpie me: kos, kakao dhe mjaltë.
Në një tas të vogël përzini pak kos, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji kakao dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë për 5-15 minuta. Kosi përmban acid laktik, i cili ndihmon në dhënien e shkëlqimit në fytyrë, kakao ndihmon në mos acarimin e fytyrës dhe mjalti forcon lëkurën .



















