“Park Avenue Armory” ishte ishte një hapësirë e errët, përveç për piste të ngushtë me ndriçim të theksuar poshtë qendrës së saj. Stilistë të ndryshëm në javën e modës në New York prezantuan koleksionet e tyre të veshjeve, të cilët erdhën pak a shumë në të njëjtën linjë, por Marc Jacobs diti sesi të bënte diferencën. Ishte momenti i Jacobs për t’i dhënë një mesazh në botën e modës, i cili nuk mund të shpërfillej lehtë. Nën ato reflektime ne do të thonim se ai kishte sukses.
Ky ishte një koleksion ekstremesh, i frymëzuar nga emrat e haute couture të viteve 1980 si Montana, Mugler, Ungaro dhe Saint Laurent. Të gjitha shenjat dalluese të epokës ishin të dukshme në këtë koleksion: shpatullat e gjera, të guximshme, rripat e mëdha, pantallonat lustër, qafa ‘e lulëzuar’ – Jacobs nuk modernizoi ato anakronizime, ai i solli ato më të ‘ekzagjëruara’. Me format e tyre të tepërta, pëlhura të trasha, të rënda dhe ndjeshmëri të veshur me vendosmëri, këto rroba nuk mund të ndryshonin më shumë se trendet që aktualisht mbizotërojnë në treg.
Duket si një koleksion i cili nuk e nxjerr figurën e femrës joshëse, por ai kompensoi këtë pjesë me disa pantallona me bel të gjatë, të shoqëruar me një rrip që nxirte në pah elegancën femërore.
E ndryshmja në këtë koleksion, ishin edhe 9 modele të cilat erdhën me një transformim rrënjësor edhe në modelin e flokës, kapelon siç quhej vite më parë, por me ngjyra ekstreme, ( të cilat i gjejmë edhe në veshje) për të cilat Jacobs u sigurua të konfirmonte se nuk janë paruke.



















