KreuFashion

Rezultate mahnitëse me rimelin? Ky është detaji që do t’iu japë volum dhe gjatësi qerpikëve!

Kur vjen puna tek rimeli, kërkojmë gjithmonë perfeksionin, e jo pa arsye. Qerpikët e gjatë e plot volum janë ëndrra e çdo vajze, dhe në këtë pikë kërkojmë të bëjmë më të mirë. Duke lënë  mënjanë fallcitetin dhe duke u fokusuar më shumë tek baza natyrale, blerjet më të shumta shkojnë për rimelin e shtrenjtë, që garanton gjithçka na nevojitet për një pamje sa më të këndshme.

Por, ndodh që të mos arrihen rezultatet e kërkuara. Nga ana tjetër, mendojmë se kemi shpenzuar kaq shumë, për pothuajse asgjë. Cili është sekreti, në fakt, i qerpikëve të gjatë e plot volum? E fshehta fshihet pas një detaji shumë të thjeshtë, që të gjithë mund ta realizojmë pa u menduar dy herë.

Përpara se të aplikoni rimelin, sigurohuni t’i lagni qerpikët me ujë. Njësoj si lëkura e lagësht, në të cilën kremi i trupit qendron më gjatë, të njejtin efekt jep dhe rimeli në një rast si ky. Furça do të rrëshkasë lehtë, ashtu sikurse nuk do të vuani më nga efekti ‘tufë’, që jo të gjithë e preferojmë.

Do të duket sikur keni dyfishin e qerpikëve dhe rimeli do të qendrojë pa lëvizur për orë të tëra. Kështu, herën tjetër që të përdorni këtë produkt kozmetik, i lirë ose i shtrenjtë qoftë ai, aplikoni fillimisht ujë, për rezultate mahnitëse. Nuk do të mbeteni të zhgënjyera!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF