I ftohti nuk është favorizuesi më i madh i lëkurës. Ndonëse i nxehti i tepërt ka po kaq pasoja për fytyrën, përballja e përditshme me temperaturat e ulëta, shpesh na çon drejt problemeve. Lëkura thahet më shumë seç duhet, irritohet, rripet, ndërsa ne luftojmë për krejt të kundërtën.
Kërkojmë një fytyrë të shëndetshme që sfidon stinën, e kjo nuk është e paarritshme. Gjithçka ju duhet është të ndiqni disa hapa të thjeshtë, që duhet t’i bëni medoemos pjesë të rutinës së përditshme të bukurisë. E gjitha nis nga ushqimi, e ndonëse shpesh nuk e besoni këtë, ekspertët shpjegojnë se produktet që konsumojmë gjatë ditës janë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e fytyrës.
Kujdes maksimal me ushqimin
Produktet me nivel të lartë sheqeri ndikon në uljen e kolagjenit dhe elasticitetit, duke çuar kështu drejt një lëkurë të ashpër e në dukje të lodhur. Përpiquni të konusmoni sa më shumë vitamina e minerale, për freskinë maksimale të fytyrës.
Pastroni çdo ditë lëkurën nga qelizat e vdekura
Çdo mbrëmje, para gjumit, përpiquni të bëni maska ose pastrim të thellë të lëkurës. Një prej metodave është edhe avulli, që do të ndihmojë në hapjen e poreve dhe çlirimin e lëndëve të tepërta, të përqendruara në lëkurë. Kremi i natës do t’ju ndihmojë jo pak në këtë drejtim.
Stimulojeni lëkurën
Edhe pse pastrimi është primar, nuk mund ta lini gjithçka vetëm me kaq. Kujdesuni të gjeni produktet më të përshtatshme për fytyrën tuaj, ashtu sikurse duhet të gjeni kremërat me përmbajtjen e vitaminës së përshtatshme për lëkurën. Kjo do të stimulojë drejt shkëlqimit dhe bukurisë së përhershme.
Përpiquni të shkëlqeni
Edhe pse mund të mos dëshironi një grim të rënduar, nëse doni të tërhiqni vëmendje vetëm me lëkurën, sigurohuni të theksoni ojesën e mollëzave. Përdorni një pudër pothuajse ë njejtë me ngjyrën e lëkurës, për një pamje sa më natyrale dhe tërheqëse njëkohësisht.
Vetëm kështu mund ta mposhtni të ftohtin!



















