E kush do ta mendonte 10 vite më parë do vinte një trend i tillë për vetullat? Askush dhe dita ditës po e kuptojmë që bota sa vjen dhe po i largohet asaj që deri më tani është konceptuar si normale.
Në fillim ishte moda e vetullave si pendë, më pas me xixa për festat e fundvitit e ndërsa tani, për shkak se interneti është një thesar i thesareve, Instagrami po na prezanton trendin e ri të vetullave dhe duket i frikshëm: bisht peshku
Ka pasur shumë vajza në botë që e kanë përqafuar menjëherë këtë trend, e ndërsa një foto me vetulla të tilla ka publikuar edhe Huda Kattan, një nga MUA më të famshme në botë.
Ju si mendoni vajza, do guxonit?



















