Kurrsesi në pamje të parë nuk të shkon ndërmend që je në një sallë në të cilën pak minuta më pas do të dalin disa modele për të sfiluar.
Kësaj here Alessandro Michele i GUCCI ka ardhur shumë ndryshe, me një sfilatë e cila ngjasonte më tepër me një skenë horror, ku modelet kishin në duar imitimet të kokave të tyre, gjarpërinj, dragonj të cilat i mbanin ato si fëmijë të vegjël në krahë.
Mesazhi që ai dëshironte të përcillte tek publiku është se “të gjithë mund të bëheni ai që duam”. Identiteti (origjinalja) – ishte thelbi i saj, që dizenjuesi e tha atë me fjalë, por edhe e shprehu më së miri edhe në koleksionin e tij vjeshtë-dimër 2018.
Gucci: ‘I am obsessed with the animal world,’ says. Alessandro Michele



















