KreuFashion

Si ta hiqni make up në kushte shtëpie pa pasur nevojë të blini produkte kozmentike në dyqan

E dimë vajza, është një punë e lodhshme kur në cdo mbrëmje duhet të heqim make up-in, por e domosdoshme. Nëse deri më tani e keni hequr atë me letra të lagura, na lejoni t’ju themi që i keni shkaktuar lëkurës suaj një dëm të madh.

Nëse nuk keni mundësi për të blerë produktet e duhura, pasi janë relativisht shumë të shtrenjta ne do ju sjellim një mënyrë shumë të thjesht që ta përgatisni vetë në kushte shtëpie: me mjaltë dhe qumësht. Dy përbërës të shkëlqyer për rigjenerimin e lëkurës. Mund të përdoren thuajse për të gjitha llojet e lëkurës, sepse rikthejnë elasticitetin. Është një përzierje që i jep lëkurës lagështi dhe ka veprim antibakterial, pengon mbylljen e poreve dhe grumbullimin e papastërtive.

Përdorimi: Lyeni një copë pambuku me qumësht, shtrydheni dhe shtoni pak vaj luledielli. Me këtë pambuk pastroni fytyrën dhe shpëlajeni me qumësht të vakët. Ky është një preparat i mrekullueshëm natyror për heqjen e grimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF