KreuFashion

Ajo çfarë ju nevojitet është kjo maskë për flokët!

Dëshira e cdo vajze është të ketë flokë me shkëlqim dhe të shëndetshme, por në ditët e sotme kjo gjë është bërë paksa më e vështirë për shkak të bojërave, pjasterave.

Të bërit maska në sallonet e bukurisë kushton shumë. Për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë shumë të lehtë për ta bërë në kushte shtëpie me disa produkte që mund t’i gjeni lehtësisht.

Merrni një banane, një vezë, tre lugë mjaltë, tri lugë qumësht dhe tri lugë vaj ulliri. Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë. Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe më pas shpëlaje si normalisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF