KreuFashion

Frymëzuar nga Formula One, Tommy Hilfiger mbyll javën e Modës në Milano

Për të mbyllur Javën e modës në Milano, Tommy Hilfiger prezantoi koleksionin e tij të frymëzuar nga Formula One.

Gjithçka dukej si një pistë e vërtetë garash, duke nisur si nga makinat e pranishme në pistë, grumbujt me goma, ekuipazhi që qëndronte në gadishmëri. Çanta, jumpsuits, doreza dhe shumë detaje të tjera përbërëse të veshjeve erdhën shumë ndryshe nga Tommy të cilat u prezantuan shumë bukur edhe nga modelet dhe modelët e përzgjedhur, ku dominonte familja Hadidit. Gigi, Bella, dhe Anwar Hadid sfiluan së bashku me miqtë e tyre si Hailey Baldwin dhe Winnie Harlow.

Gigi e tregoi edhe një herë që është një nga modelet më të mira në botë. Ajo mbylli shfaqjen përkrah Tommy Hilfiger e veshur me një fustan me dizenjo flamujsh e ndërsa motra e saj Bella udhëhoqi grupin e modeleve, fill pas parakalimit të Gigit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF