Një sfilatë e tërë princeshash nga Dolce & Gabbana. Ditën e djeshme ata prezntuan koleksionin e tyre me fustane mbrëmjesh të quajtur “Secrets & Diamond”. Dhe në pasarelë sfiluan princesha të vërteta, pasi modelet ishin të gjitha britanike e me gjak mbertërorë.
Lady Kitty Spencer
Kitty është mbesa 27-vjeçare e princeshës së ndjerë Diana dhe ajo dukej si një mishërim modern i hallës së saj në shfaqje, e plotësuar edhe me kurorë. Kitty është gjithashtu edhe protagoniste e fushatës publicitare të Dolce & Gabbana Spring Summer 2018.
Lady Violet Manners
Violet është vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Rutlandit. Ajo dhe motrat e saj janë përshkruar edhe Kardashianë-t anglezë.
Lady Alice Manners
Ajo është vajza e dytë e familjes Manners dhe ishte gjithashtu e pranishme në prezantimin e koleksionit të Dolce & Gabbana. Ajo është gazetare, modele e person publik.
Lady Eliza Manners
Eliza është e vogla e familjes, e sigurisht që nuk mund të mungonte. Ndërë të tjera ajo është edhe një këngëtare e re.



















