Nëse po mendoni të investoni në garderobë, drejtojini sytë nga çantat. Mund të visheni shumë thjeshtë, por me një çantë të vlefshme në krah do t’i jepni një tjetër kuptim paraqitjes tuaj. Çdo lloj kombinimi, niset fillimisht nga aksesorët.
Kjo pranverë do t’ju gjejë ndryshe nga më parë, pasi çantat vijnë plot risi në ngjyra e dizenjo. Nuk do t’ju duhet më të jeni pre e klasikes, pasi tendencat e fundit kanë dëshmuar se ky aksesor i vetëm mund të bëjë fare mirë ndryshimin. Ndoshta nuk e kishit menduar më parë në këtë mënyrë, por ja që moda na flet krejt ndryshe këtë sezon të ardhshëm.
Modelin Valentino VLNT e pamë më herët në fotot e Lori Hoxhës, e po i njejti stil listohet edhe në sugjerimet e dizanjerëve për pranverën e 2018. E jo vetëm kaq, pasi të tjera stile do të pasurojnë garderobën tuaj si asnjëherë tjetër. Tashmë, mbetet të bëni vetëm zgjedhjen.