Disa vite më parë, të qenurit fashion blogere nuk ishte një profesion i mirëfilltë prej të cilit mund të fitohej para, por sot gjërat kanë ndryshuar.
Një një fashionistet më të njohura në Shqipëri, e cila ka një blog të sajin prej shumë vitesh ku herë pas herë e pasuron me artikuj të ndryshëm mode, histori të sajat personale, përjetime nga udhëtimet, këshilla për vajzat se si të zgjedhin veshjet e duhura për raste të vecanta është Armina Mevlani. Bukuroshja sot është një ndër fashionistet e cila është model për shumë vajza në Shqipëri ku na prezanton edhe trendet e modës…por mesa duket një vit me vonesë (të paktën kësaj here).
Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale e veshur me një kostum rozë të lehtë me kuadrat me syze dhe me një pellush krahëve, por një kostum identik në model, por me ngjyrë të ndryshme e ka veshur modelja e famshme, Emily Ratajkowski, e njohur si Emrata, një vit më parë.
Armina na vjen keq! Emrata e ka veshur një vit më parë.




Syzet, ja trendet për vitin 2018


Rutina e bukurisë dimërore





Flutura kudo këtë pranverë!








