Kemi folur gjatë mbi tendencat e veshjeve dhe grimit. Sezoni i ardhshëm duket se do të vijë plot gjallëri, por nuk mund të themi se lista e asaj çka duhet të kemi parasysh ka përfunduar. Pranvera kërkon vëmendje të veçantë, ja pse ekspertët e modës përpiqen t’i përshtaten secilit prej nesh, me sugjerime nga më të ndryshmet.
E rëndësishme është që gjithçka t’i përafrohet stileve më të fundit, duke u bazuar tek ngjyrat e modelet e tendencave të reja. Kështu, mos mendoni se dini gjithçka mbi paraqitjen për pranverën e këtij viti. Disa nga detajet më kryesore mund t’ju kenë shpëtuar nga vëmendja, e ndonëse duken bazike, janë në fakt kryefjala e stilit për këtë sezon të ardhshëm.
Flokët e prera shkurt janë më minimaliste nga se mendoni, ndërsa për të gjitha fanatiket e gjatësisë, modelet vijnë sa më natyrale. Fokusi këtë herë do të jetë theksimi i syve, ndërsa thonjtë do të kërkojnë një estetikë simetrike, për të bërë diferencën. Ne ju japim disa nga sugjerimet më të mira, që do të përplotësojnë pamjen tuaj në pranverë.
Qepikë super të gjatë
Thonj me forma e dizenjo mes përmes
Flokët të krehur prapa
Flokë të prera shkurt në stil minimalist
Flokë të gjatë natyral
Grim i theksuar poshtë syve



Syzet, ja trendet për vitin 2018


Rutina e bukurisë dimërore





Flutura kudo këtë pranverë!









