KreuFashion

Pesë rutina bukurie nga Mario!

Të gjithë do të dëshironim të bënim një makeup si ai që Mario i bën Kim Kardashian. Epo makeup artisti me origjinë shqiptarë sapo na tregoi pesë rregulla të artë se si t’ja arrijmë perfeksionit. Ai është tashmë një ndërë emrat më të kërkuar në botën e make up, ndërsa ka bashkëpunuar me emra mjaft të njohur, prandaj këto regulla janë shumë të rëndësishme për ne.

Frymëzimi i makeup mund të vijë nga kudo: Mario tregon se, zakonisht, frymëzimin e merr nga gjërat jashtë botës së bukurisë, si dizajni i brendshëm, arkitektura, natyra etj.

Mos vendosni korrektuesin poshtë syve përpara pudrës: për të arritur një ngjyrë të përsosur, duhet marrë koha e duhur për të përzier produktet në fytyrë. Sipas Marios duhet përdorur një pudër që është sa më afër ngjyrës së lëkurës sonë. Është irëndësishëm edhe përdorimi i korrektuesve, për të fshehur çdo imperfeksion. Pasi kësaj Mario tregon se përdor një pudër të lëngëshme. Sipas tij duhet të fillojmë me sasi të vogla dhe këtu është gjithashtu shumë e rëndësishme përzierja.

Mos u merrni me trendet e çmendura të bukurisë që qarkullojnë në Instagram: Sipas Marios një ndër trendet më të çmendura kanë qenë vetullat.

Për të arritur vetulla perfekte, përzje, përzje, përzje: vetullat janë shumë të rëndësishme, pasi formojnë fytyrën dhe mbajtja e tyre femërore është shumë e rëndësishme. Sipas Marios, fillimisht duhet ta nisim duke i pastruar ato me një furçë, me lëvizje lart. Në këtë mënyrë edhe i japim një formë të bukur, por edhe shohim më mirë zonat e zhveshura. Më pas përdoreni lapsin me lëvizje të shkurtra dhe vazhdoni duke e mbushur.

Bëjini tuajat trendet e bukurisë: në vitin 2018 do të shohim më së shumti përdorimin e hightlighter-it gold dhe metalik, së bashku me buzët metalike, por, sipas Marios, është shumë e rëndësishme që t’i përvetësosh këto trende. Për shembull, në vend që të përdorësh një buzëkuq metalik, zgjidhni një shkëlqim metalik mbi ngjyrën tuaj të preferuar të buzëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF