Ndoshta nuk jemi mësuar shumë me të ftohtin, por na duhet ta pranojmë që është i pashmangshëm. Përpara na pret pranvera dhe vera, e kjo është thjesht një formë ngushëllimi. Temperaturat e ulëta na kanë penguar disi të shijojmë aktivitetin ditor, për të mos thënë që na kanë bllokuar totalisht angazhimet gjatë orëve të pushimit.
Duke qenë se kërkojmë më të mirën në veshje, shpesh gjendemi në dilemën mes stilit dhe të ngrohtit. Na duhet të veshim shumë shtres poshtë xhupit apo palltos, në mënyrë që të shmangim sa më shumë temperaturën e ulët të ambientit jashtë. Nga ana tjetër, nuk mund ta mohojmë se në brendësi të shtëpive apo lokaleve nuk e ndjejmë të nevojshëm atë lloj tē veshuri.
Jo më kot firma si ZARA apo ASOS ofrojnë shumëçka me çmime të lira. Koleksioni i trikove të ASOS për dimrin e këtij viti vijnë plot ngjyra, e kjo nuk është e gjitha. Materialet e plota janë ato që do t’ju ofrojnë komfortin, ndërsa modelet e gjëra do t’ju dhurojnë luksin e të pajisurit me të tjera veshje poshtë trikos, pa krijuar probleme si rrudhat apo detaje të dukshme të ngjashme.
Si rrallë herë, dimri vjen i ngrohtë dhe plot stil vetëm me ASOS. Ja disa nga sugjerimet më të mira!





Syzet, ja trendet për vitin 2018


Rutina e bukurisë dimërore





Flutura kudo këtë pranverë!







