Dallëndyshet na njoftojnë se po vjen pranvera, e ndërsa lajmëtaret për trendet më të fundit të modës janë padyshim fashionistet.
Disa vite më parë, të qenurit fashion blogere mode nuk konceptohej si një profesion i mirëfilltë, e ndërsa tani më gjërat kanë ndryshuar. Në Shqipëri ka shumë të tilla, ku më të njohurat janë Lori Hoxha, Armina Mevlani, Jonida Maliqi etj të cilat janë frymëzim për shumë vajza. Revista BORDO bëri një ditë më parë një sondazh se cila prej tyre ka kombinuar më bukur xhaketën xhins, një prej trendeve më të preferuara të momentit dhe fituesja doli Jonida Maliqi me plot 22% të votave dhe në vendin e dytë u rendit Lori Hoxha me 18%.
Dy bukuroshet shqiptare kanë lënë pas Selena Gomez me 16% , Gigi Hadid dhe Rita Ora 11%, Kylie Jenner 9%, Chiara Ferragni 6%, Sara Hoxha 5% dhe e fundit Bebe Rexha me 3%. Jonida ka bërë një kombinim të guximshëm të tutave sportive me taka, i cili duket se ua ka rrëmbyer zemrën vajzave shqiptare.






Syzet, ja trendet për vitin 2018


Rutina e bukurisë dimërore





Flutura kudo këtë pranverë!






