Detaje ikonike dhe një skenografi spektakolare që transformoi Gran Palais në një pyll të vjeshtës. Ky është ambienti i këndshëm i rikrijuar për të organizuar shfaqjen e modës së Chanel gjatë Javës së Modës në Parisit.
Koleksioni vjeshtë/dimër 2018-2019, i projektuar nga Karl Lagerfield është i frymëzuar nga tema e gjetheve, në sferën e ngjyrave, modeleve dhe detajeve. Mbizotërojnë stampimet, të ngjyrosura por në një sfnd të errët.
Veshjet e mbrëmjes janë të gjata osë të shkurtra, që lënë shpatullat e zbuluara, ndërsa nuk mungojnë edhe dorezat e gjata. Sa i përket aksesorëve, protagoniste janë kravatat, çizmet me takë të ulët dhe çantat e markës, gjithmonë të çmuara e ikonike.