KreuFashion

Pas ditëve me borë, duhet të bëni këtë maskë për të mirën e fytyrës suaj

Nëse keni një lëkurë të thatë, aq më tepër në këtë ditë të ftohta dimri, atëherë ka një zgjidhje pa pasur nevojë që të shkoni në sallone bukurie.

Ne do ju tregojmë një maskë që mund ta përgatisni fare thjeshtë në shtëpi me vetëm tre përbërës: mjaltë, miell tërshëre dhe banane. Ajo çfarë duhet të bëni është: në një tas të vogël, shtypni bananen me një pirun deri të bëhet në formën puresë, hidhni miellin e tërshërës, një lugë mjaltë dhe pak fare ujë. Përzijini mirë këto përbërës derisa të formohet një masë homogjene.

Më pas masën e përgatitur vendoseni në fytyrë më 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF