Pranverë do të thotë më shumë ngjyra, më shumë kujdes ndaj lëkurës dhe tashmë më shumë versione ngjyrash edhe për flokët, duke u bazuar në ngjyrën e flokëve që VIP-at përdorin. Mundësit janë të pafundme.
Duke filluar nga tonalitetet e shumta të ngjyrës bionde deri tek sfumaturat e pafundme të ngjyrës gështenjë, nga e kuqja në të cilën mund të zgjidhni tonalitete të ndryshme, ndërsa risia e këtij viti janë edhe flokët rozë në ngjyrë trëndafili.
E nëse e keni ndarë mendjen për një ndryshim të flokëve tuaj, por nuk jeni edne të sigurtë për ngjyrën, po ju japim disa modele ku mund të frymëzoheni.



















