Rreth një vit më parë, dukej sikur tonet e syve ishin zhdukur nga përdorimi (të paktën gjatë përditshmërisë). Peneli dominoi për muaj me radhë, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Tonet e syve janë bërë pjesë e pandashme të make up-it tonë; në fillim me xixa, e ndërsa tani me ngjyra të ndezura.
Gjatë vizitës që patën motrat Kardashian në Japoni na sollën edhe trendin më të ri të ngjyrës së syve: Kourtney Kardashian ngjyrën blu të theksuar, e ndërsa Kim ngjyrën e verdhë. Nuk besojmë se pas kësaj, shumë vajza bën të njëjtën gjë?
Në Shqipëri nuk është përqafuar ende nga fashion blogeret, por e kemi parë tek këngëtarja Aurela Gace. Aurela është në stilin e saj këtu, me ngjyrat e ndezura që bien shumë në sy… dhe nuk çuditemi që e ka bërë të vetin këtë trend të guximshëm.
Pas Aurelës, mos u çudisni kur ta shihni edhe tek vajzat e tjera: ky ton i syve do dominojë këtë verë.



















