Në pamje të parë mund të duken si dy përbërës që nuk kanë aspak lidhje me bukurinë, por e keni shumë gabim.
Bashkimi i kakaos dhe kafesë mund të bëjë mrekulli në fytyrën tuaj. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Aplikojeni në fytyrën tuaj në formën e një masazhi dhe prisni derisa të thahet.
Më pas lajeni fytytrën me ujë të vakët. Maska ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë.



















