Ky shkurt ka qenë i ftohtë dhe lëkura nuk është në gjendjen më të mirë, për këtë arsye ne kemi vendosur t’ju sjellim një maskë shumë të lehtë për t’u bërë në kushte shtëpie dhe pa kosto. Ju nevojitet një banane dhe mjaltë.
Merrni bananen, shtypeni derisa sa të marrë formën e një pureje, shtoni dy lugë mjaltë dhe disa pikë limon. Masën e përgatitur vendoseni në fytyrë për 10 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.
Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë dhe i jep shkëlqim.



















