KreuStil Jetese

Për të gjithë ju që keni ndjekur ‘Friends’, a e dini pse apartamenti i Monikës është lejla?

Për të gjithë ju që e keni parë serialin i cili ka thyer rekorde shikueshmërie në Amerikë, por edhe në botë ‘Friends’, e keni vënë re që apartamenti i Monikës, aty ku zhvillohet pjesa më e madhe e ngjarjeve, është ngjyrë lejla.

Mund t’ju duket si një zgjedhje e rastësishme, por besojmë se nëse e keni ndjekur këtë serial përgjatë 10 episodeve dhe prapaskenat e tyre e keni kuptuar se aty asgjë nuk i është lënë rastësisë, por gjithçka është e mirëmenduar.

Dizenjuesi i shtëpisë, John Shaffner ka shpjeguar përse ka zgjedhur pikërisht atë ngjyrë, e cila është cilësuar si shumë e guximshme, jo më kot në fillim nuk është pranuar nga drejtorët e serialit.

‘Ngjyra është shumë e rëndësishme për t’u identifikuar. Kur ju ndërroni kanal dhe shikoni një shtëpi të lyer me ngjyrë lejla, e kuptoni që është ‘Friends’ dhe uleni menjëhënerë përpara televizionit”, u shpreh ai.

Dhe ka pasur plotësisht të drejtë, apo jo?

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF